Kush janë dy personat ende në arrati të akuzuar për fajde

Kush janë dy personat ende në arrati të akuzuar për fajde

Kronika May 20, 2019 - 19:06
Lexo Detajet

Arrestimi i grupit të fajdeve në Kosovë – dy persona vazhdojnë ikjen nga policia 

Policia e Kosovës është ende në kërkim të Ekrem Likës dhe Zekë Jasiqit të dyshuar për veprën penale të fajdeve, detyrimit dhe mashtrimit.

Policia gjatë ditës së sotme ka arritur t’i adresojë pesë persona të këtij grupi ndërsa është ende në kërkim të dy të tjerëve.

Për Insajderin Baki Kelani nga Policia e Kosovës ka thënë se deri më tani informatat e fundit janë ato që janë publikuar edhe më parë dhe se nuk ka ndonjë të re.

Më herët Policia njoftojë se Lika dhe Jasiqi janë ende në arrati, ndërsa janë arrestuar pesë personat e tjerë.

“Policia e Kosovës përmes komunikatës zyrtare të titulluar  ‘Arrestohen pesë persona lidhur me dyshimet për përfshirje në vepra penale ‘Fajdeja, Detyrim dhe Mashtrim’,  i ka bërë publike të gjitha detajet rreth operacionit të realizuar sot, duke përfshirë edhe inicialet e pesë (5) personave të arrestuar dhe dy (2) të tjerëve në kërkim, të cilët janë:

O. viti i lindjes 1964 – M/Sh/K

B. viti i lindjes 1969 – M/Sh/K

A.Th. viti i lindjes 1979 – M/Sh/K

M.M. viti i lindjes 1980 – M/Sh/K

Rr.H. viti i lindjes 1979 – M/Sh/K

L. mbetet në kërkim policor

J. mbetet në kërkim policor”, thuhej në komunikatën e policisë.