Vendimi për ndalimin e fletushkave, Komuna e Prishtinës gjobit një kompani 1 mijë e 890 euro

Vendimi për ndalimin e fletushkave, Komuna e Prishtinës gjobit një kompani 1 mijë e 890 euro

Kronika May 20, 2019 - 12:34
Lexoni detajet

Që nga data 1 maj, ka hyrë në fuqi vendimi i Komunës së Prishtinës për gjobitjen e të gjitha kompanive të cilat shpërndajnë fletushka nëpër hyrje të ndërtesave apo edhe lokacione tjera

Komuna ka bërë të ditur se kjo shumë mund të rritet, kur fletushkat shpërndahen në shumë kate e hyrje.

“Kompanitë dhe bizneset që shfrytëzojnë fletushkat dhe broshurat si formë marketingu, janë njoftuar publikisht, se nga data 1 maj 2019, se secili rast i evidentuar do të gjobitet me 90 euro gjobë mandatore. Kur fletushkat shpërndahen në shumë hyrje, e në shume kate, dënimi prej 90 euro shumëzohet dhe kjo shumë rritet”, shkruan në një postim të KP’së në Facebook.

E një kompani e cila ka vazhduar shpërndarjen e fletushkave, ani pse kjo është ndaluar nga KP’ja, është gjobitur nga kjo e fundit sot me 1 mijë e 890 euro.

Image