Rrahje e rëndë mes vajzave në shkollën 'Sami Frashëri' në kryeqytet (VIDEO)

Rrahje e rëndë mes vajzave në shkollën 'Sami Frashëri' në kryeqytet (VIDEO)

Kronika maj 15, 2019 - 18:49
Lexo Detajet

Dhuna në shkolla vazhdon të jetë prezente në Kosovë. Një rrahje mes nxënësve është regjistruar edhe sot në shkollën e mesme “Sami Frashëri”, në Prishtinë.

Nga pamjet e siguruara nga Insajderi shihet se si një grup vajzash brenda një klase – rrihen njëra me tjertrën. Nuk janë të pakta raportimet për rastin e rrahjeve brenda këtij institucioni.

Sipas informacioneve rrahja ka ndodhur gjatë ditës së sotshme. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.