Alarm: Bëni kujdes nga mashtrimet në Instagram, kështu e pësoi e mitura në Kamenicë!

Alarm: Bëni kujdes nga mashtrimet në Instagram, kështu e pësoi e mitura në Kamenicë!

Kronika April 26, 2019 - 11:27
Lexo tjera detaje

Në rrugën “Nëna Terezë” në Kamenicë, Policia e Kosovës ka marrë ankesë nga një femër e mitur viktimë e cila ra pre e mashtrimit në rrjetin social "Instagram".

Personi i cili mashtroi viktimën e ka gënjyer atë për emrin e tij e po ashtu edhe ka dalë në takime, përcjell “Zëri.Info”

Sipas PK-së nuk ka ende të arrestuar për rastin.

“Rr. “Nëna Terezë”, Kamenicë 10.04.2019 – 20:00. Viktima femër e mitur K-Shqiptare ka raportuar se përmes rrjetit social Instagram është njoftuar me një mashkull me të cilin kishin pasur disa komunikime edhe përmes telefonit, sipas viktimës kishin dalë disa herë në takime dhe dyshon se mashkulli në fjalë është prezantuar rrejshëm. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim./ZËRI