Vetëm dje u dhunuan dy gra në Prishtinë, kështu i keqtrajtuan burrat e tyre!

Vetëm dje u dhunuan dy gra në Prishtinë, kështu i keqtrajtuan burrat e tyre!

Kronika April 26, 2019 - 11:10
Lexo tjera detaje

Ditën e djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët kishin ushtruar dhunë në bashkëshortet e tyre.

Ngjarja e parë për të cilën ka raportuar Policia e Kosovës ka ndodhur në rrugën “Avdullah Pllana në Fushë Kosovë, ku pas një mosmarrëveshje burri ka sulmuar gruan e tij.

Ndërsa ngjarja tjetër ka ndodhur në lagjen Mati 1 në Prishtinë, ku bashkëshorti sulmoi bashkëshorten e tij të cilën e ka bërë për nevoje trajtimi në spital, përcjell “Zëri.Info”.

Më poshtë lexojeni njoftimin e Policisë së Kosovës:

Rasti 1

Rr. “Avdullah Pllana”, Fushë Kosovë 24/25.04.2019. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktimës i është dhënë tretmani mjekësor në QMF në Fushë Kosovë. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Rasti 2

Mati I, Prishtinë 25.04.2019-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dhe rrahur bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.