Policia jep detaje për vrasjen e trefishtë në Prishtinë

Policia jep detaje për vrasjen e trefishtë në Prishtinë

Kronika April 22, 2019 - 14:27
Lexoni më shumë detaje

Para pak çastesh ka ndodhur një ngjarje e rëndë në lagjen “Dardania”, në Prishtina.

Tre persona ka në mbetur të vrarë me armë zjarri, raporton “zëri.info”.

Rastin për “Zërin”, e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, të cilët kanë dhënë detaje për këtë ngjarje të rëndë.

LEXO EDHE: Një burrë vret gruan, renë e më pas veten në qendër të Prishtinës

Rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton" në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janè vrare tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, konfirmoi zëdhënsja e policisë Flora Ahmeti për “Zërin”. /ZËRI