Aksident në afërsi të Pejës, një person në gjendje të rëndë

Aksident në afërsi të Pejës, një person në gjendje të rëndë

Kronika April 21, 2019 - 10:29
Lexoni më shumë detaje

Mbrëmë në afërsi të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:08 minuta në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Zahaq.

Nga ky aksident janë lënduar katër persona, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

“Në këtë aksident ishin të involvuara dy automjete, një ‘Mitsubishi’ dhe një ‘BMË’, si pasojë e aksidentit 4 (katër) persona kanë pësuar lëndime trupore, 3 (tre) nga të lënduarit pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin Rajonal në Pejë lirohen për në shtëpi, ndërsa 1 (një) nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë Rajonale të Pejës.

Hetuesit e Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rastin në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit.