Ku janë fëmijët e Lavdrim Muhaxherit a u kthyen mbrëmë në Kosovë?

Ku janë fëmijët e Lavdrim Muhaxherit a u kthyen mbrëmë në Kosovë?

Kronika April 20, 2019 - 15:27
Lexoni më shumë detaje

Janë nëntë fëmijë të kthyer nga Siria në Kosovë pa prindër. U dyshua se dy prej tyre janë të Lavdrim Muhaxherit- ish drejtuesi i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS.

Në mesin e 110 personave të kthyer nga Siria në Kosovë janë gjithësej 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë- 9 prej tyre pa prindër. Por a janë dy nga ta të Lavdrim Muhaxherit.

Gazeta Express e ka konfirmuar përmes burimeve të saja se Lavdrim Muhaxheri ishte i martuar me një grua nga Shqipëria dhe kjo është arsyeja pse ata nuk ndodhen në Kosovë si fëmijët e tjerë.

Ndryshe, mbrëmë, në Kosovë janë kthyer 110 shtetas kosovarë që kishin qenë pjesëmarrës në luftën në Siri. Bëhet fjalë për 4 luftëtarë 32 gra dhe 74 fëmijë (përfshirë 9 fëmijë pa prindër).

Kthimi i kosovarëve nga Siria u bë përmes aeroportit “Adem Jashari”, i cili ishte i rrethuar nga forcat policore mbrëmjen e së premtes deri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

Të kthyerit nga Siria në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, janë dërguar në qendrën për azil në fshatin Vranidoll i cili gjendet në periferi të Prishtinës. Shteti ka garantuar se atyre do t’u bëhen kontrollat mjekësore si dhe do të punohet që të njejtit të integrohen në shoqëri.