Çfarë ju dha drejtori i Policisë fëmijëve të kthyer nga Siria
Foto: Laura Hasani

Çfarë ju dha drejtori i Policisë fëmijëve të kthyer nga Siria

Kronika April 20, 2019 - 14:45
Lexo tjera detaje

Personat e kthyer mbrëmë nga Siria janë vendosur në qendrën e azilantve në Vranidoll, prej 110 personave të kthyer 74 prej tyre janë fëmijë.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj gjatë ditës i ka vizituar këta fëmijë në qendrën e azilantve në Vranidoll në komunën e Prishtinës.

Ai përveç vizitës, fëmijëve ju ka dërguar disa lodra.

Kujtojm që në Siri vazhdon të ketë kosovarë të cilët shteti pretendon t’i kthejë.

Në konferecë të thirrur për media, Qalaj konfirmoi se ende nuk kanë arritur t’i kthejnë të gjithë qytetarët ndërsa dha shifra se edhe sa kosovarë ndodhen në Siri.

“Janë 30 luftëtarë 49 gra dhe 8 fëmijë në zonat e konfliktit”, tha Qalaj.Po ashtu në këtë konferencë foli edhe Naser Ramadani- Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Image

Image

Image

Image