Polica jep detaje për arrestimin e drejtorit të Stacionit të Autobusëve

Polica jep detaje për arrestimin e drejtorit të Stacionit të Autobusëve

Kronika April 19, 2019 - 19:49
Lexo tjera detaje

Gjatë ditës së sotme është arrestuar drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Luan Hoti.  Kjo gjë është bërë e ditur përmes një komunikate për medie dërguar nga Stacioni i Autobusëve, të cilët kanë treguar edhe arsyet e arrestimit të Hotit.

“Arsyet e arrestimit të drejtorit janë: sjellja arrogante dhe sulmi ndaj disa punëtorëve”. Sipas tyre, Luan Hoti tani gjendet në stacionin policor jugu në Prishtinë.

E Policia e Kosovës ka treguar se në Stacionin e Autobusëve ka ndodhur një përleshje mes dy personave.

“Sot në stacionin policor jugu ne Prishtine janë intervistuar dy persona lidhur me një mosmarrëveshje qe palët kanë pasur ne vendin e tyre te punës. Pas konsultimit te Prokurorit te shtetit nuk është iniciuar rast. Palët janë udhëzuar qe kontestin e tyre ta zgjedhin në institucionet kompetente”.