Aksident i rëndë në Prishtinë, lëndohet një person

Aksident i rëndë në Prishtinë, lëndohet një person

Kronika April 18, 2019 - 22:36
Lexo Detajet

Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e së enjtes, në Prishtinë.

Dy vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, pranë selisë qendrore të partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Si rezultat i aksidentit, një person ka mbetur i lënduar, ka bërë të ditur një dëshmitar për Express.

Një ambulancë ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes, për t’i dhënë trajtim mjekësor të lënduarit, që ndodhej në njërën nga veturat.

Gazeta ka siguruar fotografi dhe pamje lëvizëse nga vendi i ngjarjes, ku shihet të ketë dalë menjëherë edhe Policia.

Nga pamjet shihet se veturat e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme.