Vidhet sistemi i sigurisë në memorialin “Ibrahim Rugova” në Istog

Vidhet sistemi i sigurisë në memorialin “Ibrahim Rugova” në Istog

Kronika April 16, 2019 - 10:37
Lexo Detajet

Sistemi i vëzhgimit të kamerave, sistemi i zërimit dhe një pjesë e ndriçimit janë vjedhur në memorialin ‘Ibrahim Rugova në Istog’ ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda objektit dhe e kanë kryer vjedhjen, transmeton zeri.info.

Nuk janë dhënë detaje tjera për rastin.

Ja njoftimi i plotë

Një mashkull K/Shqiptar punëtor i një kompanie ka raportuar persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit të memorialit 'Ibrahim Rugova' dhe nga aty kanë vjedhur sistemin e vëzhgimit të kamerave, sistemin e zërimit dhe një pjesë të ndriçimit.