Ndalohet për 48 orë babai që plagosi djalin në Ferizaj

Ndalohet për 48 orë babai që plagosi djalin në Ferizaj

Kronika prill 16, 2019 - 10:26
Lexo Detajet

Personi që dyshohet se plagosi djalin e tij në Ferizaj, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

I dyshuar R.M është ndaluar për 48 orë ka njoftuar Prokuroria Themelore e Ferizajt, përcjell zeri.info.

I dëmtuari sipas njoftimit është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.