Aksident në Vushtrri, lëndohen tre persona

Aksident në Vushtrri, lëndohen tre persona

Kronika prill 15, 2019 - 14:39
Lexoni më shumë detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në qytetin e Vushtrrisë e ku lëndime kanë pësuar tre persona, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë ata janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

LEXO EDHE: Gjendet predhë e Luftës së Parë Botërore

“Fshati Bequk, Vushtrri 14.04.2019 - 15:58. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile me ngasës meshkuj K-Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit dy ngasësit dhe tre pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e policisë./ZËRI