Mjet i dyshimtë në Prishtinë

Mjet i dyshimtë në Prishtinë

Kronika March 26, 2019 - 10:49
Lexo Detajet

Një qytetar ka raportuar në Polici se ka parë një mjet të dyshimtë, afër lumit Prishtevka.

Mjeti i cili ka rezultuar të jetë shpërthyes, është tërhequr me sukses nga njësiti për deminim i Policisë së Kosovës, njofton PK-ja përcjell zeri.info.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në afërsi të lumit Prishtevka ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i PK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të sigurt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.