'74-vjeçari nga Gjilani vdiq nga përdorimi i Viagrës'

'74-vjeçari nga Gjilani vdiq nga përdorimi i Viagrës'

Kronika March 25, 2019 - 14:15
Lexo Detajet

Dita e premte ishte fatale për një 74-vjeçar nga Gjilani. Ai u gjet i vdekur afër një moteli në qytet.

Burime të Insajderit, brenda Prokurorisë në Gjilan kanë thënë se 74-vjeçari kishte vdekur nga përdorimi i viagrës, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestar. Fillimisht i moshuari kishte dal në rrugë nga moteli ku është ishte alivanosur, ndërsa qytetarët kishin njoftuar policinë.

Të kontaktuar nga ta në Prokuroinë e Gjilanit kanë njoftuar se ky rast është cilësuar si vdekje e dyshimtë ndërsa trupi i pa jetë i 74-vjeçarit është dërguar për obduksion.

“Mënyra dhe rrethana në të cilën është gjetur i ndjeri, konsiderohen si vdekje e dyshimtë”.

“Ju njoftojmë se, më 23 mars 2019, një person i moshës 74 vjeçare, është gjetur pa shenja jete afër një moteli, në Gjilan. Prokurori kujdestar, menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet në Departamentin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për kryerjen e autopsisë, në mënyrë që të konstatohet shkaku i vdekjes së tij”, ka thënë zyra për informim e prokurorisë së Gjilanit.

Ndërsa zëvendësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani e ka konfirmuar vdekjen e 74-vjeçarit. Hashani ka thënë se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune.

“Ne kemi pranuar një informatë gjatë ditës së djeshme për një person të vdekur, policia ka dal në vendin e ngjarjes, prokurori i shtetit dhe mjeku kujdestar e kanë konstatuar vdekjen, nuk kanë parë shenja dhune, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në obduksion”, ka thënë Hashani.