Në Pejë babai plagos aksidentalisht djalin, po përpiqej t’i trembte pëllumbat

Në Pejë babai plagos aksidentalisht djalin, po përpiqej t’i trembte pëllumbat

Kronika March 24, 2019 - 09:33
Lexo Detajet

Një rast i lëndimit të lehtë trupor dhe përdorimit të mjetit të rrezikshëm është shënuar në fshatin Doberdol të Pejës.

Siç njofton Policia e Kosovës, personi i dyshuar (babai i viktimës) në përpjekje që t’i trembë pëllumbat nga pakujdesia ka plagosur në këmbë djalin, përcjell zeri.info.

Ai ka pësuar lëndim të lehtë trupor dhe është trajtuar nga mjekët kurse babai i tij është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Të njëjtit i është konfiskuar pistoleta me një karikator dhe 15 diabolla kalibër. 4.5 mm.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili gjatë përpjekjes që ti tremb disa pëllumba mbi kulmin e shtëpisë nga pakujdesia me pistoletë e kishte  qëlluar në këmbë djalin e tij viktimën mashkull K/Shqiptar i cili si pasoj kishte pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta  me një karikatorë dhe 15 diabolla kalibër. 4.5 mm. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt", ka njoftuar PK-ja./Zeri.info/

LEXO EDHE: Punëtori në Gjilan merr lëndime nga energjia elektrike, po vazhdon trajtimin në spital