Ferizajasi inskenon ‘vjedhjen’ e parave të tij, që t’i arsyetojë para familjarëve humbjet në biznes  
Foto: Ilustrim

Ferizajasi inskenon ‘vjedhjen’ e parave të tij, që t’i arsyetojë para familjarëve humbjet në biznes  

Kronika March 23, 2019 - 12:55
Lexo Detajet

Një kallëzim i rremë është raportuar nga qyteti i Ferizajit

Policia ka bërë të ditur se një person ka inskenuar “vjedhjen” në mënyrë që paratë e humbura në biznes t’i arsyetojë para familjarëve të tij, gjatë kohës kur policia po hetonte rastin e cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

LEXO EDHE: Policia në aksion: Mbyllen 222 lokale, sekuestrohen mbi 30 mijë euro

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, përcjell zeri.info.

"Gjatë zhvillimit të hetimeve lidhur me rastin vjedhje e rëndë,  më 22.03.2019 policia ka intervistuar të dyshuarin K/Shqiptar dhe i njëjti në prani të avokatit mbrojtës e ka pranuar se rastin e ,,vjedhjes" e ka inskenuar me qëllim që paratë e humbura në biznes t'i arsyetojë para familjarëve. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt", ka njoftuar PK-ja.