Policia në aksion: Mbyllen 222 lokale, sekuestrohen mbi 30 mijë euro

Policia në aksion: Mbyllen 222 lokale, sekuestrohen mbi 30 mijë euro

Kronika March 23, 2019 - 12:43
Lexo Detajet

Policia e Kosovës ka filluar aksionin për mbylljen e lokaleve që ofrojnë shërbime të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës

Sipas njoftimit të tyre, gjatë planit operativ të ndërmarrë nga ata, kanë arritur të mbyllin 222 lokale, kanë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të lojërave të fatit, një tavolinë rolet e 32441 euro, përcjell zeri.info.

Po ashtu ata kanë njoftuar se operacioni do të vazhdojë.

"Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore në udhëheqje nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndërmarrë një plan operativ në gjithë territorin e Kosovës. Gjatë këtij plani janë kontrolluar 235 lokale të ndryshme dhe me vendim të ATK-si 222 prej tyre janë mbyllur. Gjithashtu gjatë këtij plani janë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të lojërave të fatit, një tavolinë rolet, 32441 €, 850$, 150 Franga. Operacioni ka përfunduar rreth orës 23:40 pa ndonjë incident përderisa aktivitetet dhe hetimet policore do të vazhdojnë lidhur me këtë operacion policor", njofon Policia e Kosovës