Vrasje e rëndë, burri mbyt gruan

Vrasje e rëndë, burri mbyt gruan

Kronika March 23, 2019 - 08:45
Lexo Detajet

Krim i rëndë në familje në Gramsh. Një 35-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij duke e mbytur me duar. E sinjalizuar për ngjarjen, policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ku arrestoi në flagrancë bashkëshortin vrasës. Ai është 35-vjeçari Alvin Hysa rreth 35-vjeç banues në Grekan të Gramshit.

Policia thotë se për motive ende të paqarta, 35-vjeçari ka vrarë gruan e tij Gurije Hysa rreth 32 vjeç, duke e mbytur me duar.

Policia thotë përmes një njoftimi paraprak se “materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme”.