Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Kronika March 21, 2019 - 21:48
Lexo Detajet

Një grua 48-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj në rrugën “Kuvendi i Lezhës” në Fushë Kosovë, ka njoftuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, për “Zeri.info”.

Sipas njoftimit, vdekja është raportuar si e dyshimtë kurse atë e ka konstatuar ekipi mjekësor. Trupi është dërguar në IML për obduksion.

“Ne stacionin policor te Fushe Kosoves, sot rreth ores 19:00 eshte raportuar nje rast vdekje e dyshimt. Viktime e ketij rasti eshte nje femer M. B, 48 vjecare, e cila eshte gjetur pa shenja jete ne banesen e saj ne rrugen “Kuvendi i Lezhes” ne Fushe Kosove. Vdekjen e viktimes e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e tyre.

Policia ndërkohë po e heton rastin./Zeri.info/