Haradinaj: I prekur nga lajmi për kalimin në amshim të nënës Nurije

Haradinaj: I prekur nga lajmi për kalimin në amshim të nënës Nurije

Kronika March 21, 2019 - 10:46
Lexo tjera detaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka ndërruar jetë nëna e heroit, Edmond Hoxhajt. Ai, në një shkrim të bërë në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’, ka thënë se është i prekur nga lajmi për kalimin në amshim të Nurije Hoxhajt dhe që ajo ishte një nënë fisnike e bujare që ka lindur dhe edukuar një trim si Edmondi, përcjellë ‘Gazeta Blic’.

Shihni shkrimin e plotë të kryeministrit Haradinaj:

I prekur nga lajmi për kalimin në amshim të nënës Nurije, nënës së Heroit të Kosovës, Edmond Hoxhaj, luftëtarit të ditëve të para të UÇK-së. Një nënë fisnike e bujare që lindi, rriti dhe edukoi një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Edmondi, e meriton respektin tonë të përjetshëm. Ngushëllime të sinqerta familjes Hoxhaj dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër nënën Nurije. Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!

RH