Vritet 35-vjeçari derisa po lëvizte me veturë

Vritet 35-vjeçari derisa po lëvizte me veturë

Kronika March 20, 2019 - 17:36
Lexo Detajet

Një person është vrarë me armë zjarri këtë të mërkurë në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Grudë prane zones se njohur si “Fusha e Aviacionit”, informacionet bëjnë me dije se eshte ekzekutuar shtetasi me iniciale N.P, rreth 35 vjeç,.

Sipas informacioneve të para viktima është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po lëvizte me një automjet.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.