Arratiset i dyshuari që grabiti stoli në vlerë prej 10 mijë eurosh në Prishtinë

Arratiset i dyshuari që grabiti stoli në vlerë prej 10 mijë eurosh në Prishtinë

Kronika March 19, 2019 - 19:56
Lexo detajet!

Një person me inicialet L.B., i cili dyshohet se ka grabitur sot stoli në vlerë prej rreth 10 mijë eurosh në Prishtinë, është arratisur dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës.

I dyshuari e kreu grabitjen sot rreth orës 13:30 në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, konfirmoi Policia e Kosovës në një përgjigje për Insajderin.

“Rreth orës 13 e 30 e kemi marrë informatën për një rast vjedhje në një argjendari në rrugën “Agim Ramdani” Prishtinë, ku nga një person i dyshuar janë vjedhur stoli që sipas ankueses arrin vlerën 10 mijë euro”, deklaroi Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës.

“Me rastin në fjalë janë marrë njësitet policore të cilët në rrugë operative kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin cili aktualisht ndodhet në arrati”, u shpreh Ahmeti.