Ky është shqiptari të cilit iu mor jeta vetëm për 210 dollarë në Australi

Ky është shqiptari të cilit iu mor jeta vetëm për 210 dollarë në Australi

Kronika March 19, 2019 - 17:06
Lexo tjera detaje

Një qiradhënës në Australi është dënuar me 11 vite burgim për vrasjen e shqiptarit Ramis Jonuzi. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2017 në Melbourne. BBC raporton se Jonuzi u vra për shkak se nuk kishte mundësi të paguante dhomën që kishte marrë me qira nëpërmjet shërbimit online “Airbnb”. I akuzuari Jason Colton 42 vjeç u vetëdeklarua fajtor, por mohoi vrasjen.

Ramis Jonuzi 33 vjeç ishte djalë i një familje emigrantësh shqiptarë në Australi. Ai u vra pasi nuk kishte në llogari 210 dollarë australianë për të bërë pagesën e dhomës që kishte marrë me qira. Një gjyqtar e përshkroi sulmin ndaj shqiptarit si “frikacak, të egër dhe të paprovokuar”. Gjatë seancës u dëshmua e gjithë dinamika e ngjarjes.

Ramis Jonuzi kishte marrë me qira një dhomë në lagjen “Brighton East” të Melbourne. Aty do të qëndronte deri sa të përfundonte disa punë personale. 33-vjeçari kishte rezervuar dhomën me qira për 3 netë. Më vonë ai kërkoi të zgjaste qëndrimin e tij edhe me 1 javë kundrejt pagesës prej 210 dollarë australianë. Megjithatë, kur mbërriti dita për të bërë pagesën, në llogarinë e tij shqiptari kishte më pak se 10 dollarë australianë.

Për shkak të mospagesës, ai u godit dhe u dhunua nga qiradhënësi Jason Colton, duke marrë dëmtime nga të cilat gjeti vdekjen. Në vrasjen e shqiptarit kishin marrë pjesë edhe dy persona të tjerë, Craig Levy dhe Ryan Smart, të cilët janë dënuar më herët nga gjykata dhe po vuajnë dënimin prej 9 vitesh dhe 7 vitesh burg respektivisht.