Gjatë punës në Hajvali, ndërtimtarët ‘tmerrohen’ nga ajo që gjejnë
Foto: Ilustrim

Gjatë punës në Hajvali, ndërtimtarët ‘tmerrohen’ nga ajo që gjejnë

Kronika March 19, 2019 - 09:51
Lexo Detajet

Puna në ndërtim në lagjen “Dëshmorët e Gollakut” në Hajvali të Prishtinës, nuk ka qenë e zakontë për disa punëtorë të një kompanie ndërtimore.

Njëri prej tyre gjatë punës ka hasur në mjete të dyshimta shpërthyese, njofton Policia e Kosovës, përcjell zeri.info.

LEXO EDHE: Kanosë nënën e tij, arrestohet, i gjendet marihuanë

Ndërkohë njoftohet që njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së kanë tërhequr pa ndonjë incident mjetet.

Njoftimi i plotë:

Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishin duke u zhvilluar disa punime nga një kompani ndërtimore, kane hasur në disa mjete të dyshimta shpërthyese. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa, njësiti për deminin i FSK-se dhe KFOR-it kane tërhequr mjetet pa ndonjë incident.