Kanosë nënën e tij, arrestohet, i gjendet marihuanë

Kanosë nënën e tij, arrestohet, i gjendet marihuanë

Kronika March 19, 2019 - 09:39
Lexo Detajet

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se e ka kanosur nënën e tij pas një mosmarrëveshje, njofton Policia e Kosovës.

Pas kontrollit tek personi i dyshuar është gjetur edhe një sasi marihuane, përcjell zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje në familje e kishte kanosur nënën e tij viktimën femër K/Shqiptare. Tek i dyshuari gjatë kontrollit është  gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit  marihuanë. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.