Ambasada e Kosovës në Holandë publikon numrat emergjentë pas sulmit në qytetin e Utrechtit

Ambasada e Kosovës në Holandë publikon numrat emergjentë pas sulmit në qytetin e Utrechtit

Kronika March 18, 2019 - 14:58
Lexoni detajet

Pas një sulmi që mendohet të jetë terrorist, i cili ndodhi sot në një tramvaj në Utrecht të Holandës, ambasada e Kosovës në këtë shtet ka ofruar numrat emergjent për të shtetasit kosovarë.

Ata kanë njoftuar se po i përcjellin me shqetësim zhvillimet rreth incidentit të armatosur, ku është raportuar për disa të plagosur, dhe një të vdekur.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë po i përcjell me shqetësim zhvillimet rreth incidentit të armatosur që ka ndodhur sot rreth orës 10:45 në një tramvaj në Utrecht, ku raportohet për disa të plagosur. Me këtë rast, Ambasada ofron këtë numër emergjent për shtetasit e Kosovës: +31 65 385 0307”, thuhet në njoftimin e ambasadës