Ministrja nga Shqipëria merr nën përkujdesje katër vajzat që mbetën pa prindër nga aksidenti në Dibër

Ministrja nga Shqipëria merr nën përkujdesje katër vajzat që mbetën pa prindër nga aksidenti në Dibër

Kronika March 17, 2019 - 23:41
Lexoni detajet

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka marrë nën përkujdesje katër fëmijët jetimë nga fshati Dovolan i Dibrës, të cilët humbën prindërit në një aksident tragjik para një jave.

Ajo ka qenë në Peshkopi këtë fundjavë, Xhaçka është takuar me jetimët e mitur, duke ju premtuar shumë shpejt një shtëpi të re të tyren në Tiranë. Xhaçka po ashtu ka thënë se kujdesi i saj do të vijojë në mënyrë të vazhdueshme për të plotësuar çdo nevojë.

“Asgjë dhe askush nuk mund t’ua zëvendësojë prindërit 4 vajzave të mitura nga Dovolani i Peshkopisë, të mbetura jetime, pas aksidentit tragjik të dielën e kaluar. Por, dashuria dhe vëmendja e të gjithëve bashkë do të t’ua lehtësojnë dhimbjen e do t’ua largojnë vështirësitë e mëdha, me të cilat 4 vajzat dhe gjyshërit e tyre jetojnë. Si nënë e si grua, personalisht do të kujdesem që 4 motrave, të cilat shumë shpejt do të kenë shtëpinë e tyre në Tiranë, të mos u mungojë kujdesi i vazhdueshëm në çdo drejtim”, ka shkruar Xhaçka në facebook.

Image