Ky është personi i vrarë në Suharekë

Ky është personi i vrarë në Suharekë

Kronika March 17, 2019 - 13:43
Lexo tjera detaje

Sot në Suharekë ka ndodhur një vrasje ende e pazbardhur. Vrasja ka ndodhur në të ashtuquajturën Rrugën e Reshtanit, në një lokal të lojërave të fatit.

Sipas asaj që TherandaPost ka kuptuar nga dëshmitarët është se një veturë është ndalur, një person ka hyrë brenda ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar.

I vrari, sipas burimeve të TherandaPost, është Jetmir Aliaj, 35-vjeçar nga fshati Mushtisht. Nga ajo që mund të shihet në rrjetin social të të ndjerit, ai ka lënë pas vete dy fëmijë.

Motivet e vrasjes ende janë të paqarta.