Vëllai vret vëllanë, detaje të reja nga vrasja në Suharekë

Vëllai vret vëllanë, detaje të reja nga vrasja në Suharekë

Kronika March 17, 2019 - 13:12
Lexo tjera detaje

Pas vrasjes që ndodhi në Mushtisht të Suharekës, në këtë qytet ka ndodhur edhe një tjetër vrasje, raporton zeri.info.

Vrasjen e dytë gjatë ditës e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për regjionin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili nuk ka pranuar të japë më shumë detaje rreth saj.

Mirëpo, zeri.info merr vesh se bëhet fjalë për një vrasje e cila ka ndodhur mes vëllezërve, ku vëllai ka vrarë vëllain.

Sipas burimeve të zeri.info vrasja në fjalë ka ndodhur në fshatin Studençan të Suharekës.

Pos kësaj, dorasi, siç bëjnë të ditura burimet, ka plagosur edhe një grua tjetër.

Ndërkohë, zeri.info mëson se i vrarë ka mbetur personi me inicialet I.G./Zeri