15 persona humbën jetën nga aksidentet në trafik

15 persona humbën jetën nga aksidentet në trafik

Kronika March 16, 2019 - 21:44
Lexoni detajet

Vetëm në vitin që lamë pas kanë humbur jetën 129 persona si pasojë e aksidenteve rrugore. Ndërsa vetëm sot katër veta kanë vdekur si pasojë e aksidenteve.

Ndërsa vetëm në dy muajt e parë të këtij viti 15 persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në trafikun rrugorë në Kosovë.

Sipas Statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, që nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018 dhe të tjerët, 15, këtë vit.

Ndërsa sot në fshatin Duhël ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë një veturë, një kamion dhe një kamionet.

Kurse një tjetër aksident tjetër që ka ndodhur sot në Vitomiricë ku janë të përfshira dy vetura, ka mbetur i vdekur një 63 vjeçar me inicialet N.R, ndërsa dy gra të tjera janë lënduar, njëra prej të cilave me lëndime të rënda trupore.

“Ju informojmë se sot me datën 16.03.2019. rreth orës 12:15 ne rrugën Pejë-Istog, në dalje të fshatit Vitomiricë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Në këtë aksident ishin të involvuara dy automjete, një ‘Mercedes’ dhe një ‘VË’, si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes sipas ekipit mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës, N.R. m/k/sh rreth 63 vjeçar, ndërsa dy persona (femra) janë të lënduara, njëra nga të lënduarat për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa e lënduara tjetër është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal-Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit. Hetuesit e Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion”.

Policia e Kosovës edhe një herë KERKON dhe APELON tek të gjithë pjesëmarrësit ne trafik qe te kenë kujdes, te respektojnë rregullat e trafikut, te përqendrohen në ngasje.