Si u ekzekutua në sy të djalit 62-vjeçari te Liqeni, dy pistat ku po hetohet

Si u ekzekutua në sy të djalit 62-vjeçari te Liqeni, dy pistat ku po hetohet

Kronika March 16, 2019 - 20:21
Lexoni detajet

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Tiranën, ku 62-vjeçari Haxhi Baçinozi, u vra pranë kodrave të Liqenit Artificial.

Mësohet se viktima, një shtetas me origjinë nga Mallakastra është qëlluar me pistoletë nga persona të maskuar ndërkohë që ishte duke bërë vrap me djalin e mitur. Ai u nis menjëherë drejt Spitalit të Traumës, ku edhe ndërroi jetë.

Policia konfirmon gjithashtu se ka identifikuar autorin e vrasjes dhe po punon për kapjen e tij. Mësohet se në kërkim janë dy persona, me inicialet I.H. dhe I.B. Këta të fundit raportohet se ishin të maskuar dhe ishin të veshur me xhupa të zinj.

Ata u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit të rëndë.

Ndërkaq, Policia po heton paraprakisht në dy pista, atë të hakmarrjes dhe të një konflikti të mundshëm për prona.