Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë - Të akuzuarit dënohen me 233 vjet burg

Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë - Të akuzuarit dënohen me 233 vjet burg

Kronika mars 15, 2019 - 14:43
Lajmet e fundit nga vendi dhe bota!

Në Gjykatën Penale në Shkup sot u dha gjykimi për 17 persona që kishin mbetur, nga 33 të akuzuarit më parë për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, të njohur në opinion si “27 prilli”.

Të akuzuarve për rastin e 27 prillit iu shqiptuan gjithsejtë 211 vjet burg. Dënimi më i lartë ishte ai prej 18 vjet dhe iu shqiptua Mitko Çavkovit derisa më i ulëti 7 vjet dhe iu shqiptua Abdulfeta Halimit.

Rastin e udhëhoqi gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese e akuzës ishte Vilma Ruskovska.

Lista e plotë e të dënuarve:

  • Mitko Çavkov, 18 vjet burg
  • Dushko Lazarov, 15 vjet burg
  • Goran Gjoshevski-Levi, 15 vjet burg
  • Mitko Peshov, 15 vjet burg
  • Oliver Popovski, 13 vjet burg
  • Munir Pepiq, 15 vjet burg
  • Abdulfeta Alimi, 7 vjet burg
  • Oliver Radullov, 10 vjet burg
  • Jane Çento, 15 vjet burg
  • Igor Jug, 12 vjet burg
  • Aleksandar Vasilevski-Ninxha, 8 vjet burg
  • Nikolla Mitrevski-Kolo, 15 vjet burg
  • Mlladen Dodevski, 12 vjet burg
  • Gorançe Angelovski, 12 vjet burg
  • Vllatko Trajkovski, 15 vjet burg
  • Uillijam Mihajlovski, 14 vjet burg
  • Igor Durlovski, obligohet me paraqitje

Të dënuarve do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Procesi gjyqësor filloi në gusht të vitit të kaluar dhe është një nga proceset më të mëdha në historinë e re të Maqedonisë. Në fillim procesi filloi kundër 33 të akuzuarve, të cilët ishin autorë  të sulmit  në parlament dhe të sulmeve ndaj deputetëve të pushtetit aktual. Por, pas sjelljes së ligjit për amnisti ishin falur 15 persona./Alsat-M