Arrestohet vushtrriasi pasi postoi fotografi me armë

Arrestohet vushtrriasi pasi postoi fotografi me armë

Kronika mars 15, 2019 - 10:46
Lajmet e fundit nga vendi!

Policia e Kosovës në Vushtrri dje në fshatin Bequk ka arrestuar një të dyshuar dhe ka konfiskuar një armë gjuetie.

“Policia pas identifikimit të një fotografie e cila është postuar në rrjetet sociale, ku shihet një mashkull me një armë, ka arritur të lokalizojë dhe ta arrestojë personin e dyshuar: E. M. 48 vjeçar”.

“Si provë materiale është konfiskuar arma e gjuetisë, prodhim artizanal”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Policia.

I dyshuari pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.