Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Drenas, arrestohet një person

Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Drenas, arrestohet një person

Kronika March 14, 2019 - 17:49
Lexo Detajet

Një grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar ka ndodhur në Drenas, ka njoftuar Policia e Kosovës për “Zeri.info”.

I dyshuari ka arritur të grabis një shumë të parave dhe është larguar. Megjithatë, ai është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe rasti po hetohet.

“Rreth orës 16 : 30 në Drenas saktësisht në një institucion mikrofinanciar ka ndodhur një grabitje e armatosur. Një person i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e armës ka arritur të grabis një shumë të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Reagimi i shpejtë i Policisë dhe bashkepunimi i mire me qytetaret ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës për “Zeri.info”.