Goditet me veturë një këmbësore në Mitrovicë

Goditet me veturë një këmbësore në Mitrovicë

Kronika March 14, 2019 - 10:39
Lexoni detajet

Në qytetin e Mitrovicës ka ndodhur një aksident ku një person e ka goditur me veturë një këmbësore e më pas është larguar me veturën e tij nga vendi I ngjarjes, transmeton “zëri.info”.

Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor.

LEXO EDHE: 21 kg kanabis si çokollatë, arrestohen 5 persona në Durrës

“Fshati Shupkovc, Mitrovicë 12.03.2019 – 15:51. Raportohet për një aksident trafiku ku i dyshuari N.N. duke drejtuar automjetin N.N. ka goditur këmbësoren viktimën femër K-Shqiptare dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë. /ZËRI