Pamje të rënda nga aksidenti tragjik ku humbën jetën tre persona

Kronika February 23, 2019 - 14:55
Lexo detajet

Rreth orës 11:45 minuta të ditës së shtunë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në mes të një kamioni dhe një veturë të llojit ” Golf” në rrugën Prizren- Zhur, në dalje të tunelit të Autostradës, dhe se kanë humbur jetën tre persona të cilët ndodheshin në veturë.

LEXO EDHE: Babai, djali dhe nipi vdiqën në aksidentin tragjik në Zhur të Prizrenit

Vdekjen e tyre e ka konfirmuar zyrtari për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi, i cili tha se vdekjen e viktimave e kanë konstatuar mjekët e repartit të Urgjencës në Prizren, duke mos dhënë hollësi të tjera rreth këtij rasti me fatalitet.

Dyshohet, se viktimat janë tre të rinj nga fshati Zhur.