Arrestohet pronari i një barnatore në Prishtinë, punonte pa licencë dhe posedonte barna pa afat!

Kronika February 22, 2019 - 21:31
Lexo tjera detaje

Në orët e mbrëmjes së sontme është arrestuar pronari i barnatores “Greta Pharm” në Prishtinë, B.K., pasi dyshohet se ka kryer veprimtari të jashtëligjshme, duke punuar pa licencë të farmacistit.

Të njëjtit i janë gjetur edhe barna me afat të skaduar dhe pa banderola. Kështu bëjnë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda Polcisië së Kosovës.

“Njësia për Krime Ekonomike ka arrestuar pronarin e “Greta Pharm” B.K., pasi që gjatë kontrollit është vërtetuar se ka punuar pa licencë të farmacistit. Po ashtu gjatë kontrollit policia ka hasur edhe në disa produkte pa banderola disa tjera me banderola të Serbise dhe me afat te skaduar. Te gjitha produktet jane konfiskuar”, pohojnë burimet brenda policisë.

“Gazeta Blic” ka siguruar edhe listën e farmacistëve kosovarë për të vërtetuar nëse B.K., ka pasur licencë, por emri i tij nuk figuron në listë.