Dyshohet se një serb e një shqiptar vodhën 36 herë në Kosovë

Kronika February 22, 2019 - 14:29
Lajmet e fundit nga vendi!

Stacioni Policor në Gjakovë, ka arritur të bëjë arrestimin e dy personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e disa veprave penale vjedhje.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: E. D. i lindur me 1984, shtetas i Serbisë. Sh. K. i lindur me 1985, shqiptar/kosovar.

Të njëjtit janë arrestuar mbi bazën e dyshimit që në mënyrë sistematike që nga viti 2018 e deri më tani kanë kryer disa vepra penale kundër pasurisë si ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje të rënda’, cak i tyre kanë qenë kryesisht shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse duke vjedhur kështu pasuri të ndryshme të luajtshme. Deri më tani janë zbuluar 36 vepra të ndryshme penale për të cilat janë ushtruar kallëzime penale policore dhe janë sekuestruar prova të ndryshme materiale të cilat do të dorëzohen në prokurori.

Personat e dyshuar janë proceduar në prokurori dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit.