Gashi kërkon kompensim prej 25 milionë eurosh nga shteti i Kosovës për familjen Sopa

Kronika February 22, 2019 - 11:55
Lajmet e fundit nga vendi!

Avokati Tomë Gashi ka dorëzuar padi për kompensim të dëmit ndaj Republikës së Kosovës në emër të familjes Sopa.

Kompensimi i kërkuar është 25 milionë euro, ndërkaq që lidhet me rastin ku Teuta Sopa, Artinë Sopa dhe Erna Sopa ui arrestuan nën akuzat për vrasjen e babait të tyre.

Sipas tij akuza ishte e qëllimshme dhe pa asnjë fakt.

Ky është postimi i plotë i Tomë Gashit në Facebook:

ORGANET E DREJTËSISË KOSOVARE CILËSOJNË VETËVRASJET SI VRASJE DHE VRASJET SI VETËVRASJE, VARËSISHT NGA POZITA QË KA VIKTIMA DHE INTERESAT POLITIKE…!!!

Kështu ndodhi në vitin 2013 me familjen Sopa nga Prishtina, ku pa asnjë bazë ligjore Teuta Sopa, Artinë Sopa dhe Erna Sopa u arrestuan, u mbajten në paraburgim për mbi 177 (njëqind e shtatëdhjetë e shtatë) ditë dhe u mbajten nën presion psikik për më tepër se 3 vite, respektivisht 1.411 ditë (një mijë e katërqind e njëbëdhjetë) deri në pushimin e hetimeve.

Ato ishin viktima të sistemit, të paraburgosura për kinse vrasjen e babait të tyre, respektivisht bashkëshortit Hamdi Sopa-ish Zyrtar për Informim në Zyren e Kryeminitrit të atëhershëm të Kosovës.

Akuzë tepër trishtuese, e qëllimshme dhe pa asnjë fakt.

Sot është dorëzuar padia për kompensim të dëmit kundër Republikës së Kosovës, respektivisht Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës, me të cilën do të detyrohen që ti kompenzojnë vektimat e qëllimshme të sistemit të dirigjuar të drejtësisë në shumë prej mbi 25.000.000,00 Euro ( njëzetë e pesë milion euro).

Dikujt ndoshta mund ti duket e tepruar shuma e kërkuar si kompenzim për vujatje shpirtërore, dëmtim të prestigjit dhe të tjera,por kushdo që mendon kështu le ta paramendoj trishtiminin e këtillë…” se janë duke e arrestuar atë me motren apo vllaun dhe nënën për kinse vrasjen e babait”. …!!!

Asnjë shumë e parave nuk mund ti shërojë vujatjet e shkaktuara qëllimisht ndaj familjës Sopa.

Ndoshta kjo është bërë që të mbulohet një krim i mëhershëm i sistemit të derigjuar jurdik, që vrasja e ish drejtorit të AKP-së ( Agjencionit Kosovar të Privatizimit)

Dino Hasanaj në vitin 2012 të duket në opinion si vetërasje.!