Ky është zyrtari i arrestuar për 'Marrje të Ryshfetit'

Kronika February 21, 2019 - 23:17
Lajmet e fundit nga vendi!

Policia e Kosovës, ka arrestuar sot një zyrtar nga Gjykata Themelore në Prishtinë i cili dyshohet që ka kryer veprën penale “Marrje e Ryshfetit”, shkruan “Zëri.info”.

Sipas burimeve të portalit “Zëri.info” i arrestuari është referenti ekzekutiv në Gjykatën Themelore me inicialet B.K.

Kujtojmë se zyrtari në fjalë dyshohet se i kishte kërkuar një qytetari para për t'i ndihmuar në një rast që viktima e kishte në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me një lëndë. /ZERI