Komandant Malisheva jep detaje për rrahjen e ish-ministrave të Gruevskit

Kronika February 21, 2019 - 20:22
Lexo detajet!

Muhamet Krasniqi i njohur si komandant Malisheva, ka dhënë detaje lidhur me rrahjen e ish-ministrit të Arsimit në Maqedoni, Spiro Ristovski në burgun hetues të Shutkës.

LEXO EDHE: Të burgosurit shqiptarë i rrahin dy ish ministrat e Gruevskit

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, komandant Malisheva ka treguar se cilët ishin të burgosurit që grushtuan ish-ministrat e qeverisë Gruevski.

“Secili politikan qe ka te boj me kurthin…qe na bije ne dore do te rrahet e do te dermohet nga cilido pjesëtar i grupit tone. Sot ju lumtë djema se e kallxuat veten. Spiro Ristevskin e grushtoj Lirim Krasniqi, te lumte kushe. Mile Janakievskin e grushtoj Esat Kafegjolli. Ma keni zbardh ftyren. Ne betejen nuk do ta ndalim pasi nuk pat deri sot shqiptar te marin hak për ne. Ne do ti ndeshkojm neper burg se ktu do na vijnë.”, ka shkruar Malisheva.

Dita e parë e paraburgimit të ish-ministrave Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski nuk ka kaluar mirë në burgun hetues të Shutkës. Me shuplaka është rrahur ish-ministri i Arsimit, Spiro Ristovski, ndërsa i është çarë arkada e vetullës. Pa goditje nuk ka kaluar as ish-ministri Janakieski, madje atij i është thyer dora, merr vesh gazeta KOHA.

Janakieski tashmë është dërguar në Spitalin “8 Shtatori” për shërim. Në rrahjen e dy ish-ministrave, të akuzuar së fundmi si organizatorë të 27 prillit, kanë marrë pjesë disa të burgosur shqiptarë, të revoltuar sapo i kanë parë Janakieskin dhe Ristovskin në oborrin e burgut. I pari që ka goditur dy uish-ministrat është Esat Kafexholli, i dënuari i Kosovës në Grupin e Kumanovës, ndërsa kanë qenë autoritetet e burgut që kanë penguar eskalimin e incidentit.