Vrasja e kosovarit në Francë, flet gruaja që e kishte goditur me sëpatë

Kronika February 21, 2019 - 13:04
Lexo tjera detaje

Vrasja e tij u bë në mënyrë makabre.

Artan Sekiraqa dyshohet se u vra para disa muajve nga gruaja e tij, Suzana, në Francë.

E dyshuara për vrasjen menjëherë mori rrugën për në Kosovë, bashkë me djalin e vajzën që i kishte me Artanin. Ajo disa ditë pasi e kreu vrasjen u arrestua në vendlindje. Por para Gjykatës e dyshuara për këtë krim, Suzana, nuk e ka pranuar fajësinë. Ajo thotë se vrasjen e kreu në vetëmbrojtje.

11 herë e goditi me sëpatë pas koke burrin me të cilin kishte jetuar për disa vite. Por, para trupit gjykues, Syzana Zogiani-Sekiraqa, e cila akuzohet par vrasjen e bashkëshortit të saj Artan Sekiraqa, u deklarua e pafajshme, duke thënë se rasti ka ndodhur për vetëmbrojtje.

“Nuk e pranoj fajësinë, e gjitha ka qenë për vetëmbrojte”, tha e akuzuara Suzana Zogëjani- Sekiraqa.

E sipas aktakuzës, gjatë nëntorit të vitit që e lamë pas, rreth 08:30, në banesën e saj në Dole – Francë, ku ishin duke jetuar së bashku me të ndjerin, e pandehura Suzana Zogiani – Sekiraqa me dashje e privon nga jeta në mënyrë mizore bashkëshortin e saj.

Tutje, Prokuroria pretendon se Zogiani e kishte kryer vrasjen duke e goditur me mjet të mprehtë – sëpatë, të paktën 11 herë në pjesën e sipërme të qafës si dhe në pjesën e poshtme të qafës. Sipas prokurorisë këto veprime të dhunshme kanë shkaktuar prerjen e kokës së viktimës, shkruan Express.

Ndërkohë, rreth motivit të vrasjes thuhet të kenë qenë zënkat në çift. Por, historia në mërgim e Artan Sekiraqës, 33 vjeç, kishte nisur qysh para gjashtë viteve.

Ai ishte martuar në Kosovë me Suzana Zogianin.Pas një kohe martesë, çifti bëhet me një djalë. Por, sipas familjarëve, Artani bashkë me Suzanën disa vite pas lindjes së djalit morën rrugë drejt Gjermanisë. Gjithë kjo për t’ia gjetur ilaçin djalit të tyre, ngase të njëjtit i ishin shfaqur disa probleme shëndetësore, intervenimi i të cilave mund të bëhej vetëm jashtë Kosovës. Menjëherë pasi shkuan në Gjermani, familja Sekiraqa aplikoi për azil, por aty u refuzuan nga autoritetet gjermane. Kështu, Artani bashkë me familjen treanëtarëshe, morën rrugë drejt Francës, për t’u sistemuar atje.

E në këtë shtet Artani e gjeti vdekjen. Ai dyshohet se u vra me sëpatë nga gruaja e tij Suzana. Askush nga familja nuk po e di se pse ka ndodhur kjo tragjedi, ani se nga familja deklarojnë se çifti disa herë kishin pasur probleme me njëri-tjetrin.