Policia tregon detaje për vrasjen në Ferizaj

Kronika February 20, 2019 - 13:36
Lajmet e fundit nga vendi!

Një person është vrarë rreth orës 12:30 te rrethrrotullimi, afër stacionit të autobusëve në Ferizaj.

Agim Gashi nga Policia në Ferizaj ka konfirmuar për Insajderin se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

LEXO EDHE: Pamje të rënda nga vrasja e të riut në Ferizaj

“Rasti ka ndodhur rreth orës 12:30 te rrethrrotullimi afër stacionit të autobusëve. Në vendin e ngjarjes ka pësuar një person i moshës 25-30 vjeçar. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Janë duke u bërë hetimet e prokurorit dhe të njësive tjera relevante”, ka thënë Gashi.