Mashtroi 11 biznesmenë, ja me sa vite mund të dënohet dentistja e VIP-ve

Kronika February 19, 2019 - 20:09
Lexo detajet

Dentistja e njohur e VIP-ave, Olesia Duka, njëherësh ish-bashkëshortja e këngëtarit Bojken Lako, u arrestua në shkurt të 2018-s me akuzën e mashtrimit të 11 biznesmenëve dhe vjedhje të qindra eurove.

Sot Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës kërkoi që Olesia të dënohet me 15 vite heqje lirie.

E pandehura ka pranuar akuzën dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar, për këtë arsye ajo pritet që të dënohet me 10 vite heqje lirie.

Pretenca u lexua në mungesë të së pandehurës, e cila nuk ishte në sallën e gjyqit.

Sipas akuzës së 11 biznesmenëve, ajo ka përfituar 1.4 milionë euro në këmbim të mallit që nuk u dorëzua kurrë.