Shkaktoi lëndime ndaj dy personave, kërkohet paraburgim për dy vepra të ndryshme penale

Kronika February 19, 2019 - 12:19
Lexo Detajet

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim ndaj të pandehurit A.B i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “lëndim i lehtë trupor” dhe “lëndim i rëndë trupor”.

Sipas aktakuzave, “lëndimi i rëndë trupor” ka të bëjë me një rast kur ai sulmon dy herë me thikë në nënsqetull dhe shpinë të dëmtuarin që po luante basketboll në oborrin e shkollës, përcjell zeri.info.

Kurse “lëndimi i lehtë” ka të bëjë me një rast kur dorasi sulmon me thikë një të dëmtuar tjetër, teksa ai po pinte kafe në një lokal me familjarët e tij./zeri.info/