Mjet i dyshimtë në një shtëpi në Prishtinë

Kronika February 19, 2019 - 10:15
Lexo Detajet

Në murin e një shtëpie të pabanuar në Dragoc të Prishtinës është gjetur një mjet i pashpërthyer, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Njësitet e KFOR’it dhe FSK’së kanë bërë asgjësimin e mjetit pa ndonjë incident ndërsa paraprakisht ishte bërë sigurimi i vendit nga policia, përcjell zeri.info.

“Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se në murin e një shtëpie të pabanuar, kishte vërejtur një mjet të pashpërthyer. Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti i FSK-së dhe KFOR-it, kanë bërë asgjësimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar, pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim.