Bie në humnerë polici gjatë kryerjes së detyrës

Kronika February 17, 2019 - 14:46
Lexo detajet!

Një zyrtar policor nga rajoni i Mitrovicës derisa ishte duke e kryer detyrën e tij me veturë zyrtare raportohet se ka rënë në një humnerë.

Sipas raportit, zyrtarët policorë derisa ishin duke u marr me një rast aksident trafiku në Mitrovicë, një i dyshuar i komunitetit serb me automjetin e tij kalon afër tyre me shpejtësi më të madhe, ku njeri nga policët duke tentuar t’iu shmanget rrezikut, bie në një humnerë.

Polici është dërguar në Spitalin rajonal të Mitrovicës për trajtim mjekësor.

Nga ana tjetër i dyshuari është ndaluar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.


==