Aksident i tmerrshëm në Itali – humb jetën një shqiptar

Kronika February 17, 2019 - 12:00
Lexo detajet!

Një përplasje me makinë rezultoi fatale për jetën e një 40- vjeçari shqiptar me banim në Itali, baba i tre fëmijëve. Sipas mediave vendase ngjarja ndodhi përgjatë Rivieres Berica pranë Albettone.

Një Mercedes Glc dhe një Volkswagen Golf u përplasen me kokë.

Në aksident humbi jetën shoferi i Golfit, Luan Hakrama, 40 vjeç me origjinë shqiptare, babai i tre fëmijëve, që jetonin në Barbarano Mossano.

Shoferi tjetër, një 56-vjeçar nga Barbarano Mossano, gjithashtu u plagos rëndë.

Pas aksidentit rruga është mbyllur për një kohë të gjatë dhe trafiku është shmangur në rrugët dytësore.